Prizrenasja e armatosur deri në dhëmbë: Policia i gjen armë dhe mbi 200 fishekë


load
Gazeta Express
12 Shtator 2019 10:42

Të mërkurën, Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuare femër, ku më pas ka gjetur dhe ka konfiskuar armë dhe fishekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër, ku janë gjetur dhe konfiskuar, një pistoletë, 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë dhe një pushkë gjuetie me 78 fishekë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Prizren 11.09.2019-13:10. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër K/Shqiptare janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë dhe një pushkë gjuetie me 78 fishekë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart