Prizren, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi - Gazeta Express
string(52) "prizren-qytetareve-u-kerkohet-te-qendrojne-ne-shtepi"

Prizren, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi

Gazeta Express

30/03/2020 20:22

Moti i përshtatshëm të hënën i shtyri shumë qytetarë të dalin në Shatërvan të Prizrenit për të shëtitur.

Por një gjë të tillë nuk po e lejojnë organet e rendit për shkak të rrezikut të përhapjes Koronavirusit.

Lexo Edhe:

Për këtë Policia në këtë qytet kanë arrestuar disa persona pasi nuk e kanë respektuar vendimin e Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

E kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ju ka bërë thirrje qytetarëve që mos të dalin pa nevojë në qytet.

Sipas tij nëse vazhdohet kështu ka rrezik të përhapjes së madhe se COVID 19 në këtë komunë.

Po ashtu Haskuka ka thënë se i kanë bërë gati disa vende për karantinë nëse paraqiten raste të reja me COVID 19 në këtë komunë.