Pritjet në Merdarë deri në një orë e gjysmë


Gazeta Express
21 Korrik 2019 22:19

Mërgimtarët që kanë vendosur të udhëtojnë për Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje të gjata në kolona.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar qytetarët që vijnë në Kosovë përmes pikës në Merdarë po presin 1 orë deri në 1 orë e gjysmë.

Ndërsa, për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë përmes kësaj pike kufitare pritjet zgjasin ndërmjet 15 e 20 minuta.

Pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

Ndërsa, pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Muçibabë janë deri në 30 minuta.

Te fundit


Kthehu lart