Pritja tensionuese e Neymar


Gazeta Express
22 Gusht 2019 23:57

Neymar është duke u përballur me një kohë jo të mirë në Paris dhe dëshiron që fati i tij të dihet më se largu deri më 2 shtator kur përfundon afati i transferëve

Tensioni i lojtarit është dyfishuar për shkak të ambientit që është duke u rrethuar në Parc des Princes, ku ai është në fokus prej që është kthyer në stërvitje.

Është e qartë që atmosfera që e rrethon ka ndryshuar dhe ai madje është shportitur edhe nga punëtorët në kompleksin e stërvitjeve në Paris Saint-Germain.

Kjo është bërë evidente gjatë ndeshjes se arë të sezonit, kur tifozët ultrat e klubit e kanë paraqitur frustrimin e tyre në brazilianin, pavarësisht se nuk ishte pjesë e skuadrës apo prezent në Parc des Princes.

Largimi i sigurt

Këto tensione kanë shtuar dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris, por çdo marrëveshje ende është larg arritjes. Në Paris gjithçka ka përfunduar dhe se ai është i hapur për largim, qoftë në Real Madrid apo Barcelonë.

Pozita e Neymar është e qartë, por PSG nuk dëshiron ta largojë atë si transfer të lirë dhe ata janë të përkushtuar për të arritur një shifër prej 222 milionë euro aq sa e kanë ble më 2017. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart