Pritet ulje e temperaturave, meteorologët paralajmërojnë edhe një valë tjetër të të nxehtit


Gazeta Express
14 Gusht 2019 10:13

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me diell, vranësira, si dhe kushte për reshje të shiut.

Meteorologët për sot paralajmërojnë ulje të temperaturave prej 5 deri 8 gradë, ndërsa në pjesën veriore të vendi do të ketë reshje të shiut.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 35 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me diell dhe i nxehtë.

Te fundit


Kthehu lart