Pritet shkarkimi i kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski


Gazeta Express
16 Korrik 2019 10:29

Shkarkimi i kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, pas shmangies më shumë se një vit, më në fund u vendos në rendin e ditës së seancës së Këshillit gjyqësor të planifikuar për nesër, mëson SDK. Seanca për pikën “Raportet e komisioneve për përcaktim të përgjegjësisë së gjyqtarit/ kryetar i gjykatës”, është publikuar në agjendën e Këshillit, nuk do të jetë publike, transmeton Portalb.

Është propozuar shkarkimi i Vangellovskit dhe dy gjyqtarëve tjerë të Gjykatës supreme, të cilët në vitin 2017 bashkërisht mbivotuan dy kolegë Këshillin penal të Gjykatës Supreme me çka e anuluan paraburgimin e Sead Koçanit i cili aso kohe ishte i arratisur. Kërkesën nuk e kishte bërë Prokuroria speciale publike, i cili kishte parashtruar aktakuzën për “Trust”, por e kishte bërë Prokurori i atëhershëm publik Marko Zvërlevski, i cili përmes prokurorit Aco Kolevski kishte parashtruar kërkesë të tillë dhe ndërhyri në kompetencat dhe punën e PSP-së.

Këshilli Gjyqësor u desh të diskutojë për shkarkimin e Vangellovskit në seancën e 10 qershorit, por kryetari i këshillit Kiro Zdravev në agjendë vendosi edhe tre gjyqtarë tjerë, dy prej të cilëve janë gjykatës të Supremes e për të cilët pikërisht Vangellovski kishte ngritur iniciativa për shkarkim. I pyetur nëse më në fund do të debatohet dhe do të votohet për nismën kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, atëherë ai tha:

“Këto procedura janë në fazë të diskutimit dhe unë jam i informuar se duhet të përgatitet edhe raporti i komisionit në bazë të debatit të realizuar paraprakisht”.

Publiku e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke fiksuar një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me   bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.

13 muaj më parë Këshilli gjyqësor hapi një procedurë për shkarkimin e Vangellovskit dhe dy kolegëve të tij. Por kryetari e deritanishëm Këshillit, Zoran Karaxhovski, nuk ndërmori asnjë veprim lidhur me procedurën e hapur për të ardhur në votime. Tani Këshilli ka kryetar të ri, gjykatësin e Supremes Kiro Zdravev.

Gjykata Supreme e shpëtoi Koçanin nga paraburgimi në maj 2017, pasi Kolevski paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë (KMD) në të cilën e përfshi në punën e PSP-së. Me kërkesë të PSP-së, Gjykata themelore Shkupi 1 dhe Gjykata e Apelit, edhe pse ende në pushtet ishin Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE, përcaktuan paraburgim për, atëherë, të pandehurin në “Trust” Koçan. Pastaj, Këshilli Penal, pesë anëtarësh, i Gjykatës supreme i udhëhequr nga Jovo Vangellovski veproi dhe gjeti parregullsi në vendimet e dy gjykatave më të ulëta, pas të çka ia ndërpreu masën e paraburgimit.

Koçani, pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme të iniciuar nga Kolevski, u kthye nga arratisja.

Koçani u arratis në prill të vitit 2017. U arratis sapo iu përcaktua masa e paraburgimit. Ai u dyshua për marrjen e një tenderi të paligjshëm 17 milionë euro nga qeveria e kaluar, me dokumentacion të rremë.

Ndërkohë, me iniciativë të Vangellovskit në seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme debatoi dhe më 27 prill 2017, sipas Vangellovskit, ka marrë vendim që Prokurori i atëhershëm publik Marko Zvërlevski mund të ndërhyjë në lëndët e PSP -të paraqesin një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë pas çdo vendimi e PSP-së . Zvërlevski ka paraqitur pastaj propozim në Gjykatën Supreme, ndërsa Këshilli penal nën udhëheqje të Vangellovskit më 12 maj, 2017 i ka revokuar vendimet e Gjykatës themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës së apelit nga marsi 2017, me të cilat iu përcaktuat masa paraburgim. Koçani pas vendimit të Këshillit penal, pesë anëtarësh, të Gjykatës Supreme të njëjtën mbrëmje u kthye në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Tabanovc.

Tani, si bazë për shkarkim, konsiderohet fakti se Seanca e përgjithshme s’ka dhënë dritë jeshile, s’ka pasur shumicë votash.

Kur Koçani u kthye nga arratisja, gjykatat sërish vendosën, e pranuan garancinë e ofruar prej 900 mijë euro dhe Koçani u lirua për t’u mbrojtur në liri. Por nuk ishin të njëjtët gjyqtarë të cilët fillimisht ia kishin përcaktuar paraburgimin. Atëherë u.d. kryetari Stojançe Ribarev, i cili tani është kthyer si gjykatës i Supremes, e ndryshoi orarin dhe i zhvendosi anëtarët e Këshillit penale të Gjykatës themelore Shkup 1, i cili fillimisht ia përcaktoi paraburgimin Koçanit.

Te fundit


Kthehu lart