Pritet largimi i Carles Perezit nga Barcelona këtë muaj - Gazeta Express
string(55) "pritet-largimi-i-carles-perezit-nga-barcelona-kete-muaj"

Gazeta Express

25/01/2020 11:15

Pritet largimi i Carles Perezit nga Barcelona këtë muaj

Gazeta Express

25/01/2020 11:15

Sulmuesi Carles Perez raportohet se është afër arritjes së një marrëveshjeje për t’u larguar nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe mund të kalojë në Serie A te Roma.

Disa mediume spanjolle – si Marca, Onda Cero dhe Sport – janë duke raportuar se trajneri i ri Quique Setien ia ka bërë të qartë 21-vjeçarit se nuk është pjesë e planeve të tij dhe i ka thënë ta gjejë një klub të ri, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazetarët e famshëm sportiv, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano, shkojnë edhe një hap më tutje dhe thonë se Perez është duke e negociuar transferimin në Romë dhe tani është vetëm në pritje të dritës së gjelbër nga Barcelona.

Këto lajme i kanë befasuar disa tifozë të Barcelonës, pasi që Perez luajti në dy ndeshjet e para të Setienit si trajner i Barcelonës, kundër Granadas dhe Ibizas.

Barcelona ka gjithashtu mungesë të madhe në repartin e sulmit, pasi që Luis Suarez do të mungojë katër muaj shkaku i lëndimit të tij dhe Ousmane Dembele nuk do të të kthehet deri në shkurt.

Megjithatë, Perez është lënë jashtë skuadrës së Setienit për ndeshjen e së shtunës në Valencia dhe duket se ai së shpejti s’do të jetë më fare pjesë e kësaj skuadre. /Gazeta Express/