Pritet finalizimi i reformës zgjedhore, palët politike mblidhen sërish në rezidencën amerikane - Gazeta Express
string(93) "pritet-finalizimi-i-reformes-zgjedhore-palet-politike-mblidhen-serish-ne-rezidencen-amerikane"

Gazeta Express

03/06/2020 21:10

Pritet finalizimi i reformës zgjedhore, palët politike mblidhen sërish në rezidencën amerikane

Gazeta Express

03/06/2020 21:10

Rreth orës 20:40, pas një pushimi prej 90 minutash rinisi mbledhja mes anëtarëve të këshillit politik dhe 3 ambasadorëve.

Në rezidencën e ambasadores amerikane janë të pranishëm, e zonja e shtëpisë Yuri Kim, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ai britanik Duncan Norman.

Lexo Edhe:

Ndërsa nga ana e politikës shqiptare, Rudina Hajdari në emër të opozitës parlamentare, Damian Gjiknuri përfaqësuesi i mazhorancës, po ashtu nga opozita Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Pas përfundimit të takimit rreth orës 19:00 Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë blu ku priteshin nga kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas dështimit të afatit të 31 majit ndërkombëtarët e morën vetë situatën në dorë.

Në diskutimin e sotëm janë paraqitur nga opozita e bashkuar 6 propozime që janë:

 -100 % identifikim biometrik në të gjithë Shqipërinë, për të cilën Rudina Hajdari tha mbrëmë se është arritur dakordësi me palëve.

-Një tjetër propozim është dhe 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike i zgjedh KQZ me short

-2+2 komisonerë vëzhgues zgjidhen direkt nga partitë politike

-Ankimimi i procesit zgjedhor në Gjykatë Kushtetuese dhe jo si deri më tani në Kolegjin Zgjedhor

-Opozita e bashkuar bie dakord me propozimin e PS për formulën e KQZ me 3 nivele

-Komisionerët e numërimit, 1 anëtar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues nga partitë ose 4 komisionerë të zgjedhur nga 4 partitë më të mëdha në vend. Kryekomisioneri të jetë propozim i opozitës