Prishtinë: Tri lagje pa ujë të pijshëm, ujësjellësi kërkon shkaktarin e prishjes


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 14:00

Lagjet “Tophane”, “Mati 1” dhe një pjesë e lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm

Ujësjellësi ka bërë të ditur se është në kërkim të shkaktarit.

 “Për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit, në një rrjedhje uji në lagjen “Tophane”, sot nuk keni ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe të iu rikthehet furnizimi me ujë. Kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Derisa, në lagjen “Mati 1” dhe “Muhaxhirët”, sipas tyre ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat, për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit.

Sipas KRU “Prishtina” mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjendet.

Te fundit


Kthehu lart