Prishtinë, e moshuara bie nga ndërtesa, dërgohet në QKUK - Gazeta Express
string(71) "prishtine-e-moshuara-hidhet-nga-ndertesa-dergohet-per-tretman-ne-qkuk12"

Prishtinë, e moshuara bie nga ndërtesa, dërgohet në QKUK

Gazeta Express

05/07/2020 20:50

Një grua e moshuar ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë pak pas orës 19:00. Sipas policisë ajo është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi sipas të cilit, rasti ka ndodhur në Mati 1.

Lexo Edhe:

“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka thënë Kasniqi.

Policia po merret me ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe me rrethanat si ka ndodhur rasti.