Prishtinasi kafshohet në mes të ditës nga qentë endacakë te Parku i Qytetit - Gazeta Express
string(75) "prishtinasi-kafshohet-ne-mes-te-dites-nga-qente-endacake-te-parku-i-qytetit"

Gazeta Express

05/08/2020 13:07

Prishtinasi kafshohet në mes të ditës nga qentë endacakë te Parku i Qytetit

Gazeta Express

05/08/2020 13:07

Qentë po paraqesin rrezik të madh për banorët e kryeqytetit.

Viktimë e radhës e kafshimit të tyre tani është një i ri.

Lexo Edhe:

I riu ka dërguar një fotografi në adresë të IndeksOnline ku shihet se qeni e ka kafshuar në këmbë, sipër gjurit.

Ai tha se rasti ka ndodhur te Parku i Qytetit.

Për raste të tilla, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë se më shumë se tri vjet që ka dërguar shkresa tek institucionet e nivelit qendror për qentë endacakë.

“Çfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?

Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim. 

E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë”, pati shkruar ditë më parë i pari i Prishtinës.

Kujtojmë se ditë më parë një vogëlushe 5-vjeçare ishte lënduar rëndë nga kafshimi i tillë.