Prishtina – Trepça, derbi i moçëm i basketbollit kosovar sot në T7 - Gazeta Express
string(63) "prishtina-trepca-derbi-i-mocem-i-basketbollit-kosovar-sot-ne-t7"

Basketboll

Gazeta Express

21/01/2021 11:45

Prishtina – Trepça, derbi i moçëm i basketbollit kosovar sot në T7

Basketboll

Gazeta Express

21/01/2021 11:45

Superliga e basketbollit vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 16-të të saj, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas dueleve të djeshme, ku Peja e mundi Rahovecin ne derbi dhe Ponte Prizreni ishte më i mirë se Vëllaznimi, sot është koha për dy takimet të tjera.

Në fakt, nga ora 15:00 do të përballen rivalët e vjetër, por që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, Sigal Prishtina dhe Trepça.

Bardhekaltrit kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse mitrovicasit tri fitore dhe 12 humbje.

Kryeqytetasit renditen në vendin e gjashtë me pikë të njëjta me Vëllaznimin, që renditet i shtati, kurse Xehetarët janë në vendin e tetë.

Këtë ndeshje do të keni mundësi ta shikoni në televizionin T7.

E takimi i fundit është ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Therandasit në fundjavë e mposhtën Ponte Prizrenin, kurse Bashkimi pësoi nga Trepça.

Ekipi nga Suhareka kanë nëntë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe shtatë humbje.

Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe atë e transmeton drejtpërdrejt platforma televizive Kujtesa përmes kanaleve të saj të sportit. /Gazeta Express/