Prishtina përballet n’Europa League me skuadrën që e kanë mposhtur Feronikeli dhe Drita - Gazeta Express
string(86) "prishtina-perballet-neuropa-league-me-skuadren-qe-e-kane-mposhtur-feronikeli-dhe-drita"

Prishtina përballet n’Europa League me skuadrën që e kanë mposhtur Feronikeli dhe Drita

Gazeta Express

09/08/2020 14:39

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës për raundin preliminar të kualifikimeve.

Prishtina do të ketë përballë klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në raundin preliminar të Ligës së Evropës.

Lexo Edhe:

Lincoln Red Imps nuk është emër i panjohur për skuadrat kosovare, derisa Feronikeli dhe Drita kanë zhvilluar ndeshje ndaj tij në garat evropiane.

Në vitin e kaluar, Feronikeli kishte triumfuar minimalisht 1:0 ndaj kësaj skuadre në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kurse, Drita kishte fituar 4:1 pas vazhdimeve në vitin 2018 po ashtu në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.