Prishtina në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur - Gazeta Express
string(51) "prishtina-ne-dhjete-qytetet-me-ajrin-me-te-ndotur-x"

Gazeta Express

06/12/2019 21:30

Prishtina në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur

Gazeta Express

06/12/2019 21:30

Kryeqyteti i Kosovës sot është një ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë.

Ndotësit e ajrit aktualisht janë koncentruar në shtresat e ulëta të atmosferës, kjo sepse aktualisht nuk ka qarkullim ajror si rezultat i kushteve meteorologjike që po mbretërojnë mbi rajon, bën të ditur Prishtina Weather.

Lexo Edhe:

Në renditjen e qyteteve me ajrin më të ndotur, përveç Prishtinës, janë edhe disa qytete tjera të rajonit si Shkupi, Beogradi, Sofia dhe Sarajeva që prin e para.

Momentalisht kemi një paraqitje më reale të gjendjes së ajrit në kryeqytet për shkak të monitoruesve shtesë të IPKO’s, që do të thotë nuk varemi vetëm nga një stacion i ambasadës së SHBA’së.