Prishtina e ka mposhtur nënkampionin e Kosovës, Ballkanin, në shtëpinë e tij.
Skuadra e Alban Dragushës ka fituar 2-1 në Suharekë, me këtë fitore që i ka mundësuar t’i ikë barazhit.
Leotrim Kryeziu shënoi i pari në ndeshje, në minutën e nëntë nga pika e bardhë.
Valentin Serebe e barazoi rezultatin në minutën e 44-të.
Por, kur kishin mbetur edhe 20 minuta deri në fund të kohës së rregullt, Prishtina e riktheu epërsinë me anë të Rin Ahmetit.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 49 pikëve, në vendin e katërt në tabelë, me tri pikë më shumë se pozita e tetë, që të dërgon në barazh.
Ndërkohë, Ballkani ka 58 pikë pas 35 ndeshjesh këtë edicion.
Ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të edicionit në Superligën e Kosovës./GazetaExpress/