Prishtina Dog Shelter hap donacion për kujdesin e qenve endacak


Gazeta Express
12 Korrik 2019 20:46

Prishtina Dog Shelter është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga Mentor Gashi në vitin 2014.

Misioni i organizatës është që ti ndihmoj qentë e shumët të rrugës qe janë në Prishtinë. Nevojat për këta qenë janë të mëdha, duke filluar nga strehimi, trajtimet mjekësore, pasi një numër i madhe janë me plagë dhe me lëngime të ndryshme shëndetësore.  Numri i qenve të strehuar është afër 40.

Duke u nisur nga fakti që organizata është jofitimprurëse, fati i këtyre qenve varet nga vullneti i mirë i donatoreve dhe angazhimit të vullnetareve.

Me qëllim për ta ndihmuar organizatën që të ofroj trajtimin e duhur për këta qen, është hapur një donacion ku mund të kontribuojnë qytetarët me para, përmes PayPal duke klikuar në “Prishtina Dog Shelter” dhe përmes Procredit Bank në llogarinë XK0511103385920000154

Në kuadër të organizatës mbahen aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me kujdesin e qenve që janë të strehuar aty. Këtë vikend do të mblidhen vullnetarë të shumtë për të bërë larjen e qenve, duke filluar nga ora 10:00 deri ne mbrëmje, vendi ndodhet në të njëjtën anë me Ulpianën Antike, dy km më poshtë se Ulpiana.

Njëkohësisht bëhet thirrje që të vijnë të gjithë ata që donë të kontribuojnë këtë vikend në pastrimin e qenve.

Te fundit


Kthehu lart