Prishtina dhe Drita kryejnë detyrën, Llapi e deklason Ulpianën - Gazeta Express
string(61) "prishtina-dhe-drita-kryejne-detyren-llapi-e-deklason-ulpianen"

Futboll

Gazeta Express

19/10/2021 15:07

Prishtina dhe Drita kryejnë detyrën, Llapi e deklason Ulpianën

Futboll

Gazeta Express

19/10/2021 15:07

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionia aktuale, Prishtina ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Malishëves në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo Edhe:

Kjo fitore e dërgon Prishtinën në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë, teks Malisheva ka një pike më pak në vendin e gjashtë.

Drita në anën tjetër fitoi paste 0:2 në udhëtim ndaj Feronikelit, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e tretë, kurse Feronikeli mbetet i teti me 10 pikë.

Llapi e shënoi fitoren më bindëse të sezonit. Ekipi i Batatinës triumfoi 0:6 ndaj Ulpianës duke u treguar ekip shumë i forte për lipjanasit.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 12 pikëve, teksa Ulpiana mbetet e fundit me vetlpiana mbetet e fundit me vetëm 7 pikë. /Gazeta Express/