Prishtina dhe Drita kërkojnë rikthimin e tifozëve në stadiume - Gazeta Express
string(61) "prishtina-dhe-drita-kerkojne-rikthimin-e-tifozeve-ne-stadiume"

Gazeta Express

05/06/2020 21:13

Prishtina dhe Drita kërkojnë rikthimin e tifozëve në stadiume

Gazeta Express

05/06/2020 21:13

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, dhe trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, kanë kërkuar që të lejohen tifozët t’i ndjekin skuadrat e zemrës nga stadiumi, gjë që nuk është lejuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sezoni 2019/20 i Superligës së Kosovës u ndërpre në fillim të muajit mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë. Në atë kohë po bëhej garë e zjarrtë për titullin e kampionit pasi që kishin mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, këtë fundjavëdo të rinisë kampionati vendor në Ipko Superligën e Kosovës, vendim ky që kishte ngjallur debat të madh mes skuadrave të Superligës dhe tifozëve të futbollit.

E përkundër që liga elitare e futbollit në Kosovë do të rinisë, ajo do të vijë më ndryshe – pa tifozë të pranishëm në tifozë, të cilët do të duhet ta përkrahin skuadrën e tyre nga shtëpitë. Trajneri Ardian Nuhiu mendon se mungesa e tifozëve do të jetë e vërejtshme.

“Mungesa e tifozëve do të jetë shumë e madhe sepse Intelektualët janë si lojtari ynë i 12-të. Por, shpresojmë se pas këtyre xhirove të para do të lejohen tifozët të hyjnë në stadiume, pasi që e kemi parë që në rajon veçse ka filluar një gjë e tillë”, ka thënë Nuhiu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ndërkohë, Prishtina veçse e ka provuar të luajë në stadium pa tifozë të pranishëm – kundër Drenicës në mesjavë për Kupën e Kosovës – përkundër që tifozët ishin grumbulluar jashtë stadiumit. Trajneri i kryeqytetasve, Dallku, beson se ka kushte të mjaftueshme për t’i lejuar tifozët në stadium.

“Ka opsione të pafund se si do të mundë t’i vendosnim tifozët në stadiumin Fadil Vokrri. I falënderojmë shumë tifozët tanë Plisat sepse e përkrahën ekipin tonë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Dallku në “Favorit”.

“Unë kam qenë njëri ndër më të zëshmit që kam kërkuar që tifozët të kthehen tifozët në stadium. Është e pakuptimtë që të hapen qendrat tregtare, gastronomia e të mos lejohen tifozët në stadiume”.

Në Mal të Zi është vendosur të rinisë sezoni me tifozë të pranishëm në stadium, ndërsa Bundesliga tashmë i ka zhvilluar disa xhiro, të gjitha prapa dyerve të mbyllura. /Gazeta Express/