Prindër për herë të parë, çifti i njohur i show-bizit shqiptar zbulojnë gjininë - Gazeta Express
string(78) "prinder-per-here-te-pare-cifti-i-njohur-i-show-bizit-shqiptar-zbulojne-gjinine"

Rozë

Gazeta Express

23/05/2022 8:26

Prindër për herë të parë, çifti i njohur i show-bizit shqiptar zbulojnë gjininë

Rozë

Gazeta Express

23/05/2022 8:26

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë sjellë sot këngën e tyre më të re me titull “Ama”. Këngëtarët tepër të dashur për publikun kanë zbuluar një surprizë mjaft të bukur nëpërmjet videoklipit pasi ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në fund të këngës ata gjithashtu ata kanë zbuluar gjininë e bebes e cila do të jetë një vajzë. Çifti vetëm para pak ditësh postuan në Instagram disa foto ku treguan se ishin lidhur në martesë që në vitin 2019 duke habitur të gjithë.

Lexo Edhe:

Eni është shprehur gjithmonë për takimin e parë me Gencin dhe mënyrën epike se si nisi çdo gjë.

Në një intervistë Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se ai ishte shumë mendjemadh, komenti i Gretës për këtë rast ka qenë edhe më epik se vetë situata.

“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.