Primaret në PD, mbyllet procesi i votimit, dalin fituesit në disa bashki - Gazeta Express
string(70) "primaret-ne-pd-mbyllet-procesi-i-votimit-dalin-fituesit-ne-disa-bashki"

Primaret në PD, mbyllet procesi i votimit, dalin fituesit në disa bashki

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2022 18:52

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka përfunduar.

Totali i personave që kanë votuar në të gjithë vendin deri në orën 17:00 ka qenë 51797 në 51 bashki.

Lexo Edhe:

Lista e bashkive dhe fituesve:

Poliçan ka pasur vetëm një kandidat të vetëm, për pasojë fitues është shpallur Behar Xhaferraj i cili ka marrë 92 vota, ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Skrapar ka mbyllur procesin e numërimit duke shpallur fitues, Euglen Mustafallari me 156 vota, i cili po ashtu ishte kandidat i vetëm.

Kuçovë, ku pati dorëheqje nga Brikena Koroveshi e vetmja kandidate përballë Lefter Maliqit, është mbyllur procesi i numërimit, ku me 339 vota është shpallur fitues Lefter Maliqi.

Memaliaj, pas numërimit të votave komisioni ka konfirmuar fitues Albert Malajn me 300 vota kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota, ndërsa 4 vota ishin të pavlefshme.

Në Dimal, Gentjan Meçe ka arritur të fitojë me 187 vota, ndërsa Thoma Rumniçi ka marrë 86 vota. tre fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.

Selenicë ka përfunduar  procesi i numërimit të votave dhe për  Bashkinë e Selenicës si kandidat I PD-së fiton Leonard Rakipaj me 270 vota nga 500 në total.

Vaun e Dejës fitues është Zef Hila me 743 vota kundrejt Kol Shabanit me 117 vota.

Bulqizë ka përfunduar numërimi ku fitues është shpallur Dëfrim Fiku me 453 vota duke lënë pas Fatos Hoxhën me 280 vota ndërsa 11 prej tyre ishin të pavlefshme.

Në Krujë fitues ka dalë ndriçim Babasi me 168 vota.

Në Ersekë fitues ka dalë Albert Malaj me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.

Në Tepelenë Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.

Në Shkodër Bardh Spahia ka marrë 1386 vota pro, ndërsa 6 vota kundër, 4 të pavlefshme.

Kukës fitues është shpallur Admir Sinamati me 989 vota.

Në Gjirokastër pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota.

Në Shijak kandidati fitues nga primaret është shpallur Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.

Në Berat 527 vota i ka fituar kandidati Zija Ismaili, 32 vota kandidati Sazan Guri, 80 vota kandidatja Klejdi Spahiu dhe 3 vota kanë qënë të pavlefshme.

Në Këlcyrë pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota.

Në Libohovë kanë marrë pjesë 282 votues dhe kandidati i vetëm Adil Xhefili ka marrë 282 vota.

Në Pogradec shpallet fitues Zini Tollozhina me 291 vota.

Në Përmet është zyrtarizuar kandidati i vetëm Edmon Komino.

Konispol fitues ka dalë Fatmir Shero, i cili ka arritur të marrë 137 vota kundrejt 41 votave të Aleksander Lokoshit.

Në Devoll fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 vota.

Në Delvinë Ilir Mehmeti  ka dalë fitues me 185 vota. Hasan Alizoti ka marrë 83 vota, ndërsa Bati Cucuri 76 vota.

Patos fituese e Primareve është Sofie Alushaj.

Vorë fitues është shpallur Indrit Hoxha.

Elbasan fitues nga gara e Primareve është shpallur Luçiano Boçi.

Belsh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër.

Në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.

 Roskovec fitues ka dalë Nerdit Hazizaj me 204 vota.

Në Kurbin Behar Haxhiu shpallet fitues që në raundin e parë.

Në Klos kanë votuar 1350 persona ku Bedri Hoxha ka marrë 758 vota duke u shpallur fitues.

Në Maliq kanë votuar 1236 persona. fitues është shpallur Alfret Gega me 920 kundrejt Alfret Berberit që arriti të merrte 315 vota.

Në Korçë Ledina Alolli është shpallur fituese me 628 përballë 426 votave të Gjergji Gjatës dhe 47 votave të Entela Dvoranit ndërkohë që 16 vota dolën të pavlefshme. 

Në Librazhd fitues ka dalë Shefki Çota me 309 vota.

Në Vlorë Hysni Sharra ka dalë fitues me 549 vota. Nada Daullja ka marrë 250 vota, ndërsa Alta Haluci 231 vota.

Në Prrenjas kanë votuar 217 persona, ku Suzana Topi është shpallur fituese me 150 vota ndërsa Medi Leka ka marrë 60 vota.

Në bashkinë e Durrësit fitues shpallet Igli Cara i cili ka marrë 1398 vota, kundrejt 299 votave që ka marrë kandidati tjetër Armand Dervishi.

Në bashkinë e Tepelenës fitues nga Primaret ka dalë, inxhinieri Baftjar Imeri me 109 vota kundrejt stomatologut Hysni Kasëmi, i cili siguroi vetëm 71 vota.

Mallakastër kanë marrë pjesë 333 votues ku fitues rezulton Resmi Shanaj me 264 vota kundrejt Neim Begajt, i cili ka marrë vetëm 69 vota.

Në Mat, shkon në balotazh zgjedhja e kandidatit. Në këtë proces votuan 680 anëtarë e simpatizant të Partisë Demokratike.

Skënder Gjuci mori 319 vota, Bukurosh Ballabani 145 vota, Lindita Doda 130 vota dhe Ymer Barçi 78 vota. Të pavlefshme 8 vota.

Në Fier shkon në balotazh zgjedhja e kandidatit. Evdar Kodheli ka fituar me 413 në raundin e parë. Artur Mahmutaj ka marrë 242, Albano Zhapaj 87 vota,  Denisa Mucaj 34 vota dhe Ermal Hamataj 107 vota. Në total kanë votuar 883 persona dhe 4 fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.

Në Has fitues ka dalë Miftar Dauti me 877 vota. Nazlije Laçi ka marrë 303 vota,  Bledar Lushi 202 vota. Pjesëmarrës në votime ka pasur 1397 persona ndërsa fletë të pavlefshme 15.

Fitues nga Primaret në Lezhë është shpallur me 1026 vota ose 52%, duke shmangur ngushtë balotazhin, Pashk Gjoni. Kandidati i dytë më i preferuar i demokratëve ishte Salvador Kaçaj i cili ka arritur të marrë vetëm 33.5% të votave ose 660 vota.

Për herë të parë kanë votuar jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët, të cilët mbështesin kandidatët, që do të garojnë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

/Gazeta Express