Primaret e Tiranës nuk kanë fitues, dy kandidatë shkojnë në raundin e dytë - Gazeta Express
string(73) "primaret-e-tiranes-nuk-kane-fitues-dy-kandidate-shkojne-ne-raundin-e-dyte"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 8:10

Primaret e Tiranës nuk kanë fitues, dy kandidatë shkojnë në raundin e dytë

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 8:10

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet Vendore të 14 majit.

Gara që ka pasur më shumë interes ishte padyshim ajo e Tiranës, ku pritej me mjaft vëmendje se kush do të jetë përballë Veliajt. Kandidati që ka marrë më shumë vota është Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe për këtë arsye gara shkon në raundin 2.

Lexo Edhe:

Ilir Alimehmeti është kandidati që ka mundur të renditet në vendin e dytë dhe raundi 2 do të jetë pikërisht midis tij dhe Këlliçit më 11 dhjetor.

Kandidat që mori numër të konsiderueshëm votash ishte edhe Gerti Bogdani. Kandidatët e tjerë ishin të gjithë për t’u harruar.

Numri total i votave:

Belind Këlliçi 4040 vota

Ilir Alimehmeti 2196 vota

Gerti Bogdani 1819 vota