Primaret dhe Lokalet, Berisha "izolon" Bashën, i shtrin dorën Alibeajt - Gazeta Express
string(66) "primaret-dhe-lokalet-berisha-izolon-bashen-i-shtrin-doren-alibeajt"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 13:46

Primaret dhe Lokalet, Berisha “izolon” Bashën, i shtrin dorën Alibeajt

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 13:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat para selisë së Kuvendit dhe e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me grupin e Enkelejd Alibeajt.

Berisha tha se janë bërë takime me grupin e Alibeajt dhe u tregua i hapur për çdo marrëveshje.

Lexo Edhe:

“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë po të dojë. Kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do bëjë të themi, përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, pra po sjellim ndryshimin, nuk do e përcaktojë kryetari kandidatin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë.

Janë bërë takime (me grupin e Alibeajt). Dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë, por jo vetëm. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan nëpërmejt mirëkuptimit dhe marrëveshjes ne jemi gati”, u shpreh kreu i PD.

Megjithatë, kryedemokrati theksoi se të gjithë mund të kandidojnë për bashkitë e vendit me përjashtim të njërit, duke nënkuptuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Formë më demokratike më civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Në këto primare do të votojnë edhe simpatizantët. U kërkova partitve aleate, bëni listat, të votojnë anëtarët dhe simpatizantët tuaj. Po ecën drejt mirëkuptimit. Nëse nuk bashkohen? Nuk shoh arsye se përse ata të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të marrin pjesë veç njërit. E merrni me mend. Është vetëm, është i izoluar. Të trajtojë problemin serioz.” tha Berisha.

/Gazeta Express