Prilli i thyer përkthehet në italisht


Gazeta Express
9 Gusht 2019 11:36

Prilli i thyer, një kryevepër e pakohë nga Ismail Kadare, i konsideruar si një nga autorët më të mëdhenj evropianë është përkthyer në italisht nga Liljana Cuka Maksuti dhe botuar nga “La Nave di Teseo”

“Sa herë që ndiente ftohtë nga këmbët, ai lëvizte pak gjunjët dhe atëherë diku poshtë vetes dëgjonte guralecët që zhurmonin ankueshëm. Në të vërtetë ankesa ishte brenda tij. Asnjëherë në jetë nuk i kishte qëlluar të rrinte kështu pa lëvizur, një kohë kaq të gjatë, prapa një ledhi, tek udha e madhe , duke pritur të kalonte e dikush. Dita po thyhej. I trembur, gati me alarm, ai afroi syrin te pushka për të vështruar shënjestrën. Pas pak do të fillonte të ngrysej dhe shënjestra do të mjegullohej. Ai do të kalojë me siguri pa u errur shenja e pushkës, i kishte thënë i ati. Vetëm ki durim dhe prit”.

Tek Prilli i thyer, një kryevepër e pakohë nga Ismail Kadare, i konsideruar si një nga autorët më të mëdhenj evropianë (botuar në italisht nga “La Nave di Teseo” nën përkthimin nga origjinali të Liljana Cuka Maksuti), Kanuni përplaset mbi jetën e Gjorgut, një i ri mbi të cilin rëndon detyra e hakmarrjes për të vëllanë e vrarë. Pasi t’ia marrë gjakun, ai merr besën, një armëpushim prej tridhjetë ditësh gjatë së cilit mund të qarkullojë lirshëm, i mbrojtur nga ligjet e nderit; në fund të kësaj përhumbjeje, atij i duhet të nxitojë për t’u kyçur në kullë, shtëpia fortesë e familjes dhe të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij i mbyllur atje, i dënuar me vdekje. Në tridhjetë ditët e lirisë, fati i tij kryqëzohet me atë të Besi Vorpsit, një shkrimtar i mirënjohur nga Tirana që kish bërë sukses duke shkruar histori për jetën e banorëve të malësive, duke lartësuar forcën e Kanunit, dhe që tani i viziton ato toka në bordin e një karroce elegante, shoqëruar nga e shoqja e bukur dhe e ndjeshme Diana. Takimi me realitetin e rrafshnaltës: fshatra të tërë të shkretuar, duke qenë se të gjithë burrat janë mbyllur në kulla sapo kanë përmbushur hakmarrjen e tyre, dhe fushat e mbetura djerrë, – do ta thërrmojnë idealizimin e tij, ndërsa takimi me Gjorgun do ta ndryshojë përgjithnjë jetën e gruas së tij. Në nisje të romanit – i vendosur në një kohë të papërcaktuar, por para ardhjes së komunizmit – zbulojmë se Gjorgu jeton në veri të Shqipërisë, midis maleve dhe fshatrave që kanë ngrirë në kohë. Kur vëllai vritet nga një fqinj, jeta e të riut ndryshon rrënjësisht: sipas kodit të lashtë të Kanunit, Gjorgu do duhet ta eliminojë fajtorin për vrasjen e vëllait të tij dhe të pranojë më pas, një muaj nga ajo ditë, që të vritet nga ata që duan të hakmerren ndaj tij. Ai do të kthehet vetë në pre. Gjorgu e di se këto ditë që i mbeten deri në mes të prillit, mund të jenë të fundit e jetës së tij, kështu që ai vendos të largohet, për të provuar t’i jetojë ato sa më plotësisht. Ndërkohë, një çift i ri është nisur nga Tirana për muajin e tyre të mjaltit: Besiani dhe Diana dëshirojnë të arrijnë malësitë e Veriut për të studiuar traditat dhe ligjet që kanë mbetur të paprekura që nga Mesjeta, në përbuzje të modernitetit. Përgjatë udhëtimit, ata kryqëzohen me të arratisurin; nusja, me shikim të parë, bie në dashuri me Gjorgun.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart