Pribe: Duhen politikanë të pavarur që t’i bëjnë reformat e duhura


Gazeta Express
12 Shtator 2019 10:04

Eksperti i njohur evropian, Rajnhard Pribe që ka hartuar raportin e posaçëm me rekomandime për reforma në Maqedoninë e Veriut ka dhënë vërejtje indirekte lidhur me involvimin e politikës për drejtësinë. Pribe ka theksuar se nevojiten ndryshime në legjislacion, ndërsa për atë duhen politikanë të pavarur, të cilët do të bëjnë reforma përkatëse.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën ndërkombëtare shkencore “Sundimi i mirë dhe sundimi i së drejtës nga perspektiva e BE integrimeve” që u mbajt në Shkup. “Në, mënyrë të tillë sistemi juridik do të mund të vendosë pavarësi. Pa menaxhim demokratik, nuk mund të ekzistojë as qeverisje e së drejtës”, ka theksuar Prible, eksperti i njohur evropian i përfshirë në procesin e hartimit të rekomandimeve për reforma në sistemin institucional në Maqedoninë e Veriut. Raportet e tij vazhdimisht kanë qenë kritike për zvarritjen e reformave.

Te fundit


Kthehu lart