Prezantohet koncepti kuratorial i edicionit të 4-të të Autostrada Biennale - Gazeta Express
string(74) "prezantohet-koncepti-kuratorial-i-edicionit-te-4-te-te-autostrada-biennale"

Arte

Gazeta Express

29/05/2023 14:34

Prezantohet koncepti kuratorial i edicionit të 4-të të Autostrada Biennale

Arte

Gazeta Express

29/05/2023 14:34

Të Gjitha Imazhet do të Zhduken Një Ditë – kuruar nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu

Prezantohet koncepti kuratorial, artistët e ftuar dhe programi i hapjes së edicionit të 4-të të Autostrada Biennale. Nga tridhjetë projektet e shfaqura këtë vit, shtatëmbëdhjetë janë komisione të reja të cilat i përgjigjen kontekstit lokal dhe shtjellonë temat e autobiografive kolektive, arkivave kulturore, kujtesës shumëdrejtimëshe si dhe shpresës dhe këmbënguljes.

Lexo Edhe:

Artistët e Edicionit të 4-t të Autostrada Biennale: 

Prizren

Agnes Denes, Anna Boghiguian*, Bajram Mehmeti, Bella Rune, Blerta Haziraj*, Bouchra Khalili, Dardan Zhegrova*, Darinka Pop-Mitić*, Hong-Kai Wang, Gözde İlkin*, Ivo Nikić*, Kameelah Janan Rasheed, Kostas Bassanos*, Luchezar Boyadjiev, Michael Rakowitz*, Mila Panić*, Nathan Gray and the Juluwarlu Group Aboriginal Corporation*, Nil Yalter, Neda Saeedi*, Núria Güell, Open Group*, Oscar Lara, Sebastián Díaz Morales & Ruangrupa, School of Mutants*, Selma Selman, Vatra Gallery*, Xhevdet Xhafa 

Prishtina

Agnes Denes, Hera Büyüktaşcıyan* 

Mitrovica

Alban Muja*, Rena Rädle & Vladan Jeremić*  *Porositë e reja 

Çfarë ne dëshirojmë – me njohuri lokale dhe dituri nga anën jonë – është të bëjmë një ndryshim të vogël përmes artit dhe të adresojmë të paarkivueshmen. Jemi të nderuar të vazhdojmë këtë rrugëtim që kemi nis në vitin 2020 dhe të shohim se si institucioni ynë pritës është rritur dhe vazhdon të rritet, thonë kuratoret Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu.

Autostrada Biennale funksionon në dy shpejtësi, njëra është bienalja ndërkombëtare e cila zhvillohet që nga viti 2017, dhe tjetra është hapesira jonë me programin e saj të vazhdueshëm për edukim dhe prodhim – Autostrada Hangar. Ne e konsiderojmë prodhimin e artit si një formë të qëndrueshme të të mësuarit dhe shkëmbimit që adreson nevojat e komuniteteve. Për edicionin e ardhshëm të Autostrada Bienales, ne jemi krenarë që prodhojmë një numër të konsiderueshëm të veprave të reja të porositura rishtazi në hapësirën tonë Autostrada Hangar, thonë drejtorët themelues të Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barıs Karamuço. 

Ky edicion është i kuruar në bashkëpunim me CuratorLab 2022/23, një program studimi për profesionistë në Universitetin e Arteve Konstfack në Stockholm: Andria Nyberg Forshage, Áron Rossman-Kiss, Giulia Menegale, Giovanni Giacomo Paolin, Hana Halilaj, Hala Alnaji, Hampus Bergander, Ieva Laube, Maximilian Lehner, Orestis Mavroudis. 

Ekspozita premton takime të paparashikueshme brenda dhe jashtë Prizrenit, në gjeografi të mëtejshme dhe të imagjinuarat e tyre.