Prezantohet anija solare në Liqenin e Ohrit


Gazeta Express
8 Tetor 2019 16:28

Në një kohë kur Ohri po përpiqet të mos e humbasë statusin në UNESCO, gjithnjë e më shumë përflitet ideja që në Liqenin e Ohrit, në vend të anijeve aktuale me karburant që ndot, të lundrojnë anijet e pasagjerëve me panele diellore. Ato funksionojnë me energjinë diellore dhe nuk ndotin. Një i tillë i prodhuar në Kroaci iu prezantua sot pronarëve të anijeve në Ohër.

Anija karakterizohet me vetë-qëndrueshmëri të madhe. Mund të udhëtojë 200 kilometra pa ndonjë rimbushje, e cila është më se e mjaftueshme për lundrim tërë ditor“-tha Tomislav Burada, pronar i kompanisë prodhuese.

Shpejtësia maksimale e anijes është 17 kilometra në orë, kështu që nga Ohri në Shën Naum 60 pasagjerët mund ti dërgojë për dy orë.

Anija i plotëson të gjitha standardet mjedisore, kështu që kriteret e UNESCO-s, këtu përmbushen plotësisht sa i përket emetimeve të zhurmës dhe ndotjes“-tha Misho Macora, regjistri i anijeve në Kroaci.

Kjo do të thoshte shumë për Ohrin dhe jo vetëm për Ohrin, por për çdo zonë të mbrojtur, sepse ndotja nga kjo varkë është vetëm nga ato që njeriu mund ta bëjë me qëllim, duke e hedhur mbeturina. Si një makinë nuk prodhon asnjë material, që ndot mjedisin natyror“-pohoi Goran Ustijanoski, kapedan i porteve.

Sigurisht, ky është vetëm një prezantim. Nëse komuna ose ndonjë pronar privat dëshiron një anije të tillë, do të duhet të paguajë rreth 500,000 euro. Tri anije të tilla tashmë janë duke funksionuar në Liqenet e Miletes, në Kroaci, dhe janë blerë me ndihmën financiare të BE-së.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart