Prezantohen fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës - Gazeta Express
string(52) "prezantohen-fanellat-e-reja-te-kombetares-se-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

23/03/2023 13:17

Prezantohen fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës

Futboll

Gazeta Express

23/03/2023 13:17

Federata e Futbollit e Kosovës e ka lansuar sot linjën e re të veshjeve dhe pajisjeve sportive të brendit të njohur italian “Errea”.

Me fanellat e reja, të cilat përfshijnë ngjyrat e flamurit dhe hartën e Kosovës, futbollistët do të jenë më të motivuar dhe do të ndjejnë edhe më shumë përgjegjësi ndaj vendit të tyre!

Lexo Edhe:

Linja e re e veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave; Me të kaltrën Dardanët do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë.

“Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK-së me partnerin e UEFA-s “Errea”, ekipet kombëtare të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive.

“Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për Dardanët në ciklin kualifikues për Euro 2024!”, shkruan në fund FFK-ja. /Gazeta Express/