Punëtori vdiq në pallatin që ai po ndërtonte, arrestohet biznesmeni në Lezhë, kryetar i Dhomës së Tregtisë - Gazeta Express
string(104) "punetori-vdiq-ne-pallatin-qe-ai-po-ndertonte-arrestohet-biznesmeni-ne-lezhe-kryetar-i-dhomes-se-tregtise"

Gazeta Express

25/02/2020 9:44

Punëtori vdiq në pallatin që ai po ndërtonte, arrestohet biznesmeni në Lezhë, kryetar i Dhomës së Tregtisë

Gazeta Express

25/02/2020 9:44

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj ka rënë në pranga pas vdekjes së një punëtori në pallatin që ai po ndërtonte.

Pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që Palokaj po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të prokurorisë.

Lexo Edhe:

 Akuzat që rëndojë mbi të janë: ndërtim pa leje, moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.