Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet Shefqet Krasniqit me dy fotografi - Gazeta Express
string(71) "presidentja-osmani-i-kunderpergjigjet-shefqet-krasniqit-me-dy-fotografi"

Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet Shefqet Krasniqit me dy fotografi

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 11:00

Deklarata e hoxhës Shefqet Krasniqi që “gratë e kanë vendin në kuzhinë”, ka ngritur reagime të shumëta, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Lexo Edhe:

Në Instagram, ajo ka publikuar dy foto ku shkruhet se “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë”.

“Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, dëshirojnë dhe punojnë për atë punë fort”, shkruhet në këtë foto që ka publikuar Vjosa Osmani, ku shihen edhe dy gra ushtare.

Këtë fjali Osmani e ka thënë në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, para deputetëve të Kuvendit./Express/