Presidentja e Greqisë falenderon rrobaqepësen shqiptare që dhuroi 600 maska - Gazeta Express
string(75) "presidentja-e-greqise-falenderon-rrobaqepesen-shqiptare-qe-dhuroi-600-maska"

Gazeta Express

01/04/2020 13:01

Presidentja e Greqisë falenderon rrobaqepësen shqiptare që dhuroi 600 maska

Gazeta Express

01/04/2020 13:01

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellarapoulou, ka falenderuar përmes një telefonate rrobaqepësen shqiptare, Elona Agolli për dhurimin e maskave në spitalin Grevena.

Rrobaqepësja shqiptare qepi plot 600 maska dhe refuzoi të merrte pagesë kur spitali i kërkoi të vendoste një çmim.

Lexo Edhe:

Agollit iu deshën 9 ditë për të qepur maskat e përbëra nga një leckë e dyfishtë, të cilave iu vu një filtër special nga spitali.

Katerina Sakellarapoulou ka bërë edhe një postim në rrjete sociale, duke bërë shembull për këdo veprimet kaq bamirëse në kohë vështirësie.

“Rrobaqepësit e  modave bëjnë maska, mësuesit vazhdojnë kurse online, bizneset ofrojnë mbështetje financiare dhe logjistike. Akte të tilla na japin një mundësi unike për të rimenduar vlerat tona njerëzore dhe mënyrën se si ne organizojmë marrëdhëniet tona personale, familjare dhe shoqërore”- shkruan presidentja e Greqisë.

Ky nuk është rasti i vetëm që shqiptarët kanë ndihmuar gjatë epidemisë së Covid-19, duke u bërë jehonë e mediave.

Disa javë më parë, një grua shqiptare e quajtur Hatixhe Hallulli, bëri xhiron e rrjetit në Itali, pasi gatuante drekën dhe ëmbëlsira për stafin e urgjencës në spitalin në Florenzuola. (Lexo këtu)

Jo vetëm kaq, por edhe dy laborantë shqiptarë, Besar Lalike dhe Eldian Cepele, krijuan pajisjen e cila mundëson modifikimin e ventilatorëve mjekësore, në mënyrë që të furnizohen me oksigjen dy pacientë njëkohësisht. (Lexo këtu)/Icon