Presidenti Trump kërcënon këdo që guxon të sulmojë Amerikën


Gazeta Express
12 Shtator 2019 13:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me “përdorim të fuqisë në atë masë që ShBA-ja nuk e ka parë kurrë”, këdo që sulmon Amerikën.

Në një fjalim që shënjonte përvjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, ai tha “Nëse dikush guxon ta sulmojë vendin tonë, do t’i përgjigjemi me masa të plota të fuqisë amerikane dhe me vullnetin e hekurt të shpirtit amerikan, i cili është i pathyeshëm.”

Ai shtoi: “Nëse për çfarëdo arsye ata kthehen në vendin tonë, ne do t’iu kthehemi prej ngado që janë dhe do të përdorim fuqinë në atë masë që ShBA-të s’e kanë parë kurrë ndonjëherë, dhe bile s’po flas këtu për fuqinë nukleare që kemi.”

Ky përvjetor ishte i 18-i i këtyre sulmeve të tmerrshme kur katër aeroplanë amerikanë ishin rrëmbyer dhe ishin përplasur në Kullat Binjake në Qendrën Tregtare Botërore, në Pentagon dhe në një fushë në Shanksville të Pensilvanisë.

Gati 3 mijë njerëz ishin vrarë.

Te fundit


Kthehu lart