Presidenti serb: Minishengeni ide e imja - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/11/2019 16:01

Presidenti serb: Minishengeni ide e imja

Lajme

Gazeta Express

22/11/2019 16:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Der Spiegel ka elaboruar për minishengenin si iniciativë për paqe, pasi rajoni nuk dëshiron më masakra. Ai ka thënë se kjo ide, për të cilën Edi Rama po u bënë presion kosovarëve, është e tij.

“Ne në Ballkan nuk duam më që vendet e mëdha të BE-së të na shtyjnë kundër njëri-tjetrit. Ideja ime për një zonë minishengen në Ballkan, që nënkupton liri të lëvizjes së mallrave dhe popujve, është një kontribut për këtë. Ne po e fuqizojmë bashkëpunimin tonë ekonomik. Ne po i japim fund situatës kur kamionët tanë detyroheshin të qëndrojnë në kufi nga 90 orë. Banka Botërore vlerëson se kjo do të çojë në kursimin e 3.5 miliardët eurove në rajon”, ka thënë Vuçiq.