Presidenti reagon pas vdekjeve të fundit nga COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(62) "presidenti-reagon-pas-vdekjeve-te-fundit-me-covid-19-ne-kosove"

Gazeta Express

06/07/2020 11:21

Presidenti reagon pas vdekjeve të fundit nga COVID-19 në Kosovë

Gazeta Express

06/07/2020 11:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në vend, raporton Gazeta Express.

Thaçi në Facebook ka shkruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.

Lexo Edhe:

“ Të gjitha familjeve që humbën të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë presidenti.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga pandemia.

“Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar i pari i shtetit. /GazetaExpress/