Presidenti Pendarovski për vizitë në Bruksel, pret konfirmim për datën për negociata


Gazeta Express
12 Qershor 2019 9:27

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot qëndron për vizitë në Bruksel. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Bruksel, pas e mori detyrën.

Shefi i shtetit do të ketë takime të ndara dypalëshe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donlad Tusk dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini,

Gjatë vizitës së punës në Bruksel do të mbajë fjalim në tribunën e organizuar nga “Miqtë e Evropës”, organizatë thin-thenk e cila i lidh njerëzit, e stimulon debatin dhe shkakton ndryshime që të krijohet më shumë inkluzivitet, Evropë të qëndrueshme dhe progresive. Ai do të flasë në temën “Maqedonia e Veriut dhe kërkimi i saj për integrim evropian”.

Ai pret se në takimet në Bruksel do të marrë konfirmim të plotë se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e negociatave. Në intervistën për Dojçe Velen, të publikuar dje thotë se gjatë takimeve në Bruksel, me përfaqësues të lartë të BE-së dhe NATO-s do të shprehë se vendi e ka përmbushur pjesën e saj të obligimeve.

“Vizita sjell porosi simbolike dhe është me agjendë de qëllim të saktë t’u themi të gjithëve me të cilët do të kemi takime, veçanërisht kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, se Republika e Maqedonisë së Veriut e ka përmbushur pjesën e saj të obligimeve. Qartë të transmetojnë si ne shohim në konstelacionin e përgjithshëm të aspektit politik dhe të sigurisë dhe sfidave të cilat ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Këtu, fillimisht mendoj në argumentin se jemi vendi i vetëm në rajon ku opozita është në Parlament, i vetmi në të cilin funksionojnë të gjithë institucionet, i vetmi ku nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët”, thekson ai në intervistën për Dojçe Velen, të cilën e transmeton MEDIAL.

Shton se nuk duhet të harrohet dhe se në rajon ende ekzistojnë struktura dhe individë të caktuar politik të cilët komplotojnë koncepte për zgjidhjen e probleme të tjera, të cilat janë jo vetëm anakronizëm në shekullin 21, por paraqesin edhe rrezik potencial për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Te fundit


Kthehu lart