Presidenti nuk humb kohë, dekreton 3 projektligjet për rritjen e pagave - Gazeta Express
string(70) "presidenti-nuk-humb-kohe-dekreton-3-projektligjet-per-rritjen-e-pagave"

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 10:27

Presidenti nuk humb kohë, dekreton 3 projektligjet për rritjen e pagave

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 10:27

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nuk ka humbur kohë por ka dekretuar këtë të Hënë projektligjin për rritjen e pagave. Zbatimi do të nisë nga data 1 prill dhe mes 130 mijë punonjësve të administratës që përfitojnë, janë edhe funksionarët më të lartë shtetërorë, nga presidenti deri te deputetët e ministrat.

Presidenca në një njoftim zyrtar shkruan: Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse:

Lexo Edhe:

Paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 125 lekë. Ministrat që janë edhe deputetë do të marrin rrogën më të madhe, që është vlerësuar ajo e ministrit, e cila shkon në 318 750 lekë. /Gazeta Express