Presidenti Meta thërret për konsultime partitë politike të djathta, diskutohet për datën e zgjedhjeve


Gazeta Express
12 Qershor 2019 19:09

Pas vizitës së tij në Kosovës, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thërritur në godinën e Presidencës krerët e partive politike të djathta të opozitës.

Pritet që takimi të zhvillohet për të diskutuar në lidhje me krizën politike dhe për caktimin e një date zgjedhjesh. Meta do të zhvillojë takime me të gjitha forcat politike për të rënë dakort me palët mbi vendosjen e një date për zgjedhje lokale, të cilat Presidenti i anuloi me anë të një dekreti ditën e hënë.

Aktualisht partitë në takim me Metën përfshijnë Partinë Agrare Ambientalishte të Agron Dukës, PBDNJ-në e Vangjel Dules, LZHK-në e Dashamir Shehit, Agron Madhi i Republikanëve./Express

Te fundit


Kthehu lart