Presidenti Meta takon Kryepeshkop Janullatos: Të reflektojmë dhe t’i shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë, shihni dhuratën që mori prej tij - Gazeta Express
string(135) "presidenti-meta-takon-kryepeshkop-janullatos-te-reflektojme-dhe-ti-shtrijme-doren-atyre-qe-kane-nevoje-shihni-dhuraten-qe-mori-prej-tij"

Gazeta Express

25/12/2019 15:15

Presidenti Meta takon Kryepeshkop Janullatos: Të reflektojmë dhe t’i shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë, shihni dhuratën që mori prej tij

Gazeta Express

25/12/2019 15:15

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi sot Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastas Janullatos dhe nga klerikët të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

meta janullatos

Presidenti Meta, u përcolli urimet më të mira besimtarëve të krishterë për Festën e shenjtë të Krishtlindjes duke theksuar në një prononcim: “Ishte kënaqësi e veçantë për të uruar Fortlumturinë e Tij, kreun e Kishës sonë Ortodokse për këtë ditë shprese të bekuar. Njëkohësisht për të uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe të krishterë shqiptarë.

Lexo Edhe:

Le të jetë kjo një ditë shprese, një ditë solidariteti, për të reflektuar edhe më shumë, për të kthyer sytë dhe për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë për më shumë ndihmë, mbështetje dhe përfshirje në shoqërinë tonë, që kanë nevojë për më shumë ngrohtësi dhe dashuri, në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme, më njerëzore, më dinjitoze dhe më të begatë!”

Gjithashtu Presidenti Meta u uroi festën e shenjtë të Krishtlindjeve Kryetarit të VUSH-it, Pastor Ylli H. Doçi si dhe drejtuesve e besimtarëve ungjillorë shqiptarë, duke vizituar gjithashtu edhe selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Gjithashtu në një postim në facebook, Presidenti Meta njofton se Kryepeshkopi Janullatos i ka bërë dhuratë kopjen ë parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”.

“I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore”.

meta 1