Presidenti Meta shpërndan raportin e Qendrës Evropiane të Drogave: Lufta ndaj kanabisit kusht për integrimin - Gazeta Express
string(107) "presidenti-meta-shperndan-raportin-e-qendres-evropiane-te-drogave-lufta-ndaj-kanabisit-kusht-per-integrimin"

Gazeta Express

01/06/2020 17:30

Presidenti Meta shpërndan raportin e Qendrës Evropiane të Drogave: Lufta ndaj kanabisit kusht për integrimin

Gazeta Express

01/06/2020 17:30

Duke shpërndarë një raport të Qendrës Evropiane të Drogave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën apel që institucionet përkatëse të angazhohen kundër këtij fenomeni.

Duke e konsideruar si kambanë alarmi, Meta thekson se ky raport duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë.

Lexo Edhe:

Reagim i Presidentit Meta: 

Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

? RAPORTI I PLOTË: https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin evropian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit. ????