Presidenti i Sllovenisë viziton sot Kosovën, në agjendë takimi vetëm me Vjosa Osmanin - Gazeta Express
string(84) "presidenti-i-sllovenise-viziton-sot-kosoven-ne-agjende-takimi-vetem-me-vjosa-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 7:09

Presidenti i Sllovenisë viziton sot Kosovën, në agjendë takimi vetëm me Vjosa Osmanin

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 7:09

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot viziton Kosovën dhe do të takohet me homologen kosovare Vjosa Osmani.

Takimin bilateral mes dy presidentëve dhe vizitën e kreut të shtetit slloven në Kosovë e ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Lexo Edhe:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor në ora 15:20.

Gazeta Express ka pyetur edhe zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu nëse Presidenti slloven do ta takojë edhe shefin e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor vjen në Kosovë pas publikimit të disa dokumenteve “non-paper” që supozohej se kanë dalur nga shteti slloven, konkretisht zyra e kryeministrit Janez Jansha.

Megjithatë presidenti slloven, Borut Pahor ishte deklaruar lidhur me “non-paper” në një konferencë për media para gati një muaj.

“Kudo dhe në çdo kohë kam mundësinë të shpjegoj pozicionin tim në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, unë shpjegoj sa vijon. Së pari, unë mbështes fuqimisht zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor. Së dyti, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është një çështje gjeopolitike e kategorisë së parë. Së treti, unë mbështes tezën se, në të gjitha rrethanat, do të ishte më mirë nëse BE vendos të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE në një kohë të shkurtër të arsyeshme dhe të rregullojë strategjinë e saj të zgjerimit në përputhje me rrethanat. Së katërti, zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhet gjithnjë e më shumë çështje kohe, jo vetëm e vullnetit politik. Së pesti, zgjerimi më i shpejtë i BE-së në Ballkanin perëndimor do të zvogëlojë gjithashtu rëndësinë e ideve naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve që nuk mund të ndodhin paqësisht për shkak të rrethanave. Unë i hedh poshtë të gjitha ato ide për ndryshimin e kufijve. Së gjashti, një proces më i shpejtë i përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor do të forconte ndjeshëm parimin e integritetit territorial të shteteve, të zgjidhte çështjet e tyre bilaterale dhe të forconte ndjeshëm stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës “, kishte thënë Pahor në një konferencë për media./GazetaExpress/