Presidenti i Kroacisë: Do t’i dërgojmë rreth 150 ushtarë në Kosovë - Gazeta Express
string(64) "presidenti-i-kroacise-do-ti-dergojme-rreth-150-ushtare-ne-kosove"

Presidenti i Kroacisë: Do t’i dërgojmë rreth 150 ushtarë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 20:33

Kroacia do ta rrisë prezencën ushtarake në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Një gjë e tillë është konfirmuar sot nga presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, i cili tha se vendi i tij do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, raporton Index.hr.

Lexo Edhe:

“Ne kemi një kohë të re para nesh. Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojë ata, nuk synon një provokim, është e drejta jonë. Ne marrim pjesë në të dhe do të sillemi në atë mënyrë,” tha Milanoviq duke iu përgjigjur pyetjes së mediave rreth kritikave nga Serbia për shkak të dërgimit të trupave shtesë në kuadër të KFOR-it.

Ndryshe, shtimin e kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it e ka konfirmuar edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, ministri i Jashtëm Gordan Gërliq-Radman.