Presidenti i klubit spanjoll pret të ketë tifozë në stadium për ndeshjen e javës së ardhshme - Gazeta Express
string(92) "presidenti-i-klubit-spanjoll-pret-te-kete-tifoze-ne-stadium-per-ndeshjen-e-javes-se-ardhshme"

Gazeta Express

02/06/2020 11:44

Presidenti i klubit spanjoll pret të ketë tifozë në stadium për ndeshjen e javës së ardhshme

Gazeta Express

02/06/2020 11:44

Presidenti i klubit të nivelit të dytë të futbollit në Spanjë, Las Palmas, beson se ndeshja e tyre kundër Gironës më 13 qershor mund të jetë ndeshja e parë në Evropë që do të ketë tifozë të pranishëm në stadium.

Presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez, beson se numri i ulët i rasteve me Covid-19 në Ishujt Kanari mund të ndikojë që tifozët të lejohen në stadium për ndeshjen kundër Gironës në Estadio Gran Canaria, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ishujt e La Gomera, El Hierro dhe La Graciosa kanë marrë leje për të kaluar në fazën e tretë të zbutjes së masave për koronavirus dhe raportohet se edhe disa ishujt më të mëdhenj, si Gran Canaria, mund të kalojnë në fazën e dytë javën e kaluar.

Ramirez beson se këto lehtësime do t’ua mundësojnë tifozëve  të jenë të pranishëm për ndeshjen e parë të Las Palmas kur të rinisë sezoni i pezulluar që nga marsi i Segunda Division.

“Tifozët e Las Palmas do të kenë mundësi të vijnë në stadiume për ta përkrahur skuadrën e tyre nga 13 qershori kundër Gironës”, ka thënë Ramirez.

“Ishujt Kanari janë një vend i sigurt. Gran Canaria është një destinacion i sigurt. Ne mund të bëhemi stadiumi i vetëm në ligat e mëdha që do të luajë sërish me tifozë në stadium”. /Gazeta Express/