Presidenti i Këshillit Evropian thirrje BE-së të inkurajojë testimin e shpejtë - Gazeta Express
string(78) "presidenti-i-keshillit-evropian-thirrje-be-se-te-inkurajoje-testimin-e-shpejte"

Presidenti i Këshillit Evropian thirrje BE-së të inkurajojë testimin e shpejtë

Gazeta Express

28/10/2020 7:36

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje sot për njohjen e testeve të shpejta në BE dhe koordinimin mbi vaksinat.

“Tani na duhet një veprim i vendosur, domosdoshmërisht i fushës europiane, i bazuar në dy shtylla: testim/gjurmim dhe vaksinat”, tha ai në një postim në internet.

Lexo Edhe:

Charles Michel është veçanërisht në favor të bashkërendimit të miratimit të testeve të shpejta (antigjenike), në mënyrë që të garantohet njohja e tyre në nivelin europian.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për ndërveprim të aplikacioneve për gjurmim dhe njoftim të kontakteve me rregullat e përbashkëta për izolim dhe karantinim.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen më 29 tetor për një samit virtual me qëllim vlerësimin e epidemisë së COVID-19.