Presidenti i Filipineve, policisë: Vrisni ata që “krijojnë telashe” gjatë karantinës - Gazeta Express
string(80) "presidenti-i-filipineve-policise-vrisni-ata-qe-krijojne-telashe-gjate-karantines"

Presidenti i Filipineve, policisë: Vrisni ata që “krijojnë telashe” gjatë karantinës

Gazeta Express

02/04/2020 7:06

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka paralajmëruar se ai do të urdhëronte policinë dhe ushtrinë e vendit të qëllonin të vdekur këdo “që krijon telashe” gjatë një bllokimi një mujor të ishullit të Luzon të zbatuar për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

“Le të jetë një paralajmërim për të gjithë. Ndiqni urdhrat e qeverisë në këtë kohë sepse është kritike”, ka thënë ai gjatë një adresimi kombëtar televizive të natës së vonë, të mërkurën, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Lexo Edhe:

“Dhe mos i dëmtoni punonjësit e shëndetit, mjekët … sepse ky është një krim i rëndë. Urdhrat e mi drejtuar policisë dhe ushtrisë, nëse dikush krijon telashe, dhe jeta e tyre është në rrezik: qëlloni dhe vritni ata”.

Paralajmërimi i Duterte erdhi pasi banorët e një lagjeje në qytetin Quezon të Manila organizuan një protestë përgjatë një autostrade pranë shtëpive të tyre, duke pretenduar se ata nuk kishin marrë asnjë pako ushqimesh dhe pajisje të tjera lehtësimi që kur bllokimi filloi më shumë se dy javë më parë.

Oficerët e sigurimit të fshatit dhe policia i nxitën banorët të ktheheshin në shtëpitë e tyre, por ata nuk pranuan, thuhet në një raport policie.

Policia shpërtheu protestën dhe arrestoi 20 persona, ishte thënë më tej në raport.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore në Filipine kanë regjistruar 2,311 raste të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi. Të paktën 96 njerëz kanë vdekur.

Jocy Lopez, 47 vjeçe, i cili drejtoi grupin e banorëve, tha se ata ishin të detyruar të organizojnë protestën sepse nuk kishin ushqime për shkak të bllokimit.

“Ne jemi këtu për bërë thirrje për ndihmë për shkak të urisë. Neve nuk na është dhënë ushqim, oriz, sende ushqimore ose para. Ne nuk kemi punë. Kujt t’i drejtohemi”, ka thënë ajo para se të arrestohej.