Presidenti i Brescia: Tonalin e duan Barça dhe PSG-ja, por ai e do Interin ose Juventusin - Gazeta Express
string(87) "presidenti-i-brescia-tonalin-e-duan-barca-dhe-psg-ja-por-ai-e-do-interin-ose-juventusin"

Gazeta Express

01/06/2020 10:52

Presidenti i Brescia: Tonalin e duan Barça dhe PSG-ja, por ai e do Interin ose Juventusin

Gazeta Express

01/06/2020 10:52

Presidenti dhe pronari i Brescia, Massimo Cellino, ka zbuluar se Barcelona dhe Paris Saint-Germain e dëshirojnë mesfushorin Sandro Tonali, por ky i fundit parapëlqen të luajë për Interin apo Juventusin.

Mesfushori italian ka mahnitur në sezonin e tij të parë në Serie A dhe Cellino e pranon se 20-vjeçari e ka të shkruar të luajë larg Rondinelles nga kjo verë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë bie në dashuri me lojtarë të caktuar dhe nuk do të doja t’i shisja ata. Ta ndërtoja një ekip përreth tij, një ekip të kënaqësive, ishte ëndrra ime”, tha Cellino.

“Por e kam kuptuar se ai ka synime të mëdha personale dhe e ka përkrahjen e familjes së vet”, shtoi ai.

Cellino pret që Tonali të luajë për një ekip të madh italian, me gjasë Inter ose Juventus, pavarësisht ofertave nga klubet e mëdha evropiane.

“Nasser (Al-Khelaifi) e do atë në Paris, ai më shkroi sot. Por Tonali nuk dëshiron të shkojë në Francë”, zbuloi ai.

“Ai e parapëlqen Interin ose Juven. Para koronavirusit, Barcelona erdhi me një ofertë prej 65 milionë euro”, tregoi ai. /Gazeta Express/