Presidenti i Barcelonës: “E di çfarë do të ndodhë me Matthijs de Ligt këtë verë”


Gazeta Express
5 Prill 2019 18:43

Matthijs de Ligt është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona. Destinacionin e tij, tashmë e di Josep Maria Bartomeu.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se ai tashmë e di se çfarë do të ndodhë me objektivin e tyre, Matthijs de Ligt, teksa tha se do të ketë lëvizje të shumta në afatin kalimtar të verës.

Bartomeu, duke mos dashur të zbulojë asgjë lidhur me thashethemet për De Ligt, ai për ESPN zbuloi pak a shumë të ardhmen e holandezit, që me shumë gjasa duket të jetë drejt “Camp Nou”.

“Do të ketë kohë të mjaftueshme për të folur për atë. Çdo vit klubi interesohet për të blerë, ashtu do të jetë edhe këtë vit. De Ligt, sikur të gjithë të tjerët më të mirët, janë në listë”.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, mbrojtës fantastik. E di se çfarë do të ndodhë me të, por nuk është momenti për të folur”.

Barcelona tashmë ka trasnferuar një lojtar nga Ajaxi, ai është mesfushori 21-vjeçar, Frenkie de Jong. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart