Presidenti i Azerbajxhanit thotë se do të luftojnë derisa ushtria armene të largohet nga tokat e tyre - Gazeta Express
string(101) "presidenti-i-azerbajxhanit-thote-se-do-te-luftojne-derisa-ushtria-armene-te-largohet-nga-tokat-e-tyre"

Gazeta Express

30/09/2020 21:35

Presidenti i Azerbajxhanit thotë se do të luftojnë derisa ushtria armene të largohet nga tokat e tyre

Gazeta Express

30/09/2020 21:35

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorni Karabakut.

Luftimet atje kanë hyrë në ditën e katërt.

Lexo Edhe:

“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorni Karabakut.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, ai qeveriset nga armenët etnikë.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.

Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit.

Turqia ka thënë se është “plotësisht e gatshme” ta ndihmojë Azerbajxhanin në rikthimin e enklavës.