Presidenti gjerman e komenton marrëveshjen për targat: Të adresohen edhe konflikte tjera të mëdha Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(109) "presidenti-gjerman-e-komenton-marreveshjen-per-targat-te-adresohen-edhe-konflikte-tjera-te-medha-kosove-serbi"

Presidenti gjerman e komenton marrëveshjen për targat: Të adresohen edhe konflikte tjera të mëdha Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

28/11/2022 19:43

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier e ka komentuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale të veturave.

Steinmeier meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje ia ka atribuuar vullnetit të dy shteteve për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se nëpërmjet BE-së duhet të adresohen edhe konflikte më të mëdha që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo Edhe:

A i ka thënë se po të mos ishte dëshira për BE-në, Evropa s’do të kishte fuqi që të negocionte konflikte të tilla ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë presidenti gjerman për DW.

Steinmeier ka thënë se edhe konflikte më të mëdha që ekzistojnë mes dy shteteve, duhet të adresohen dhe të zgjidhen në mënyra paqësore.

“Por duke qenë se dëshira për të ardhur në Evropë, për t’u bërë dikur anëtarë të Bashkimit Evropian, është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa e ka këtë fuqi negociuese, këtë mundësi negociuese dhe arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen, dhe në këtë kuptim, të zgjidhen në mënyrë paqësore”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress