“Presidenti është nga vendi i rakisë, nuk i trembet…”, Meta dërgon mesazhe të koduara


Gazeta Express
11 Shtator 2019 18:20

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se sipas mazhorancës dhe opozitës, Shqipërisë do t’i hapen negociatat më 18 qershor, duke nënvizuar se Presidentit i ka mbetur vetëm shampanja.

metaaa

Meta tha se ishte nga vendi i rakisë dhe nuk i trembej as shampanjës.

Ilir Meta: Ndoshta unë kam qenë i gabuar sepse po dëgjojmë lajme shumë pozitive pavarësisht unë jam gjithmonë dyshues përderisa suksesi të ndodhë dhe gotat e shampanjës të ngrihen lart. Kemi dëgjuar nga dy palët që do të çelen negociatat.

Kemi dëgjuar nga ana e mazhorancës, kënaqësi që kemi dëgjuar edhe nga Partia Demokratike. Ju e dini se Presidentin e keni nga vendi i rakisë dhe nuk ka pse t’i trembet vendit të shampanjës. Shqiptarët e Maqedonisë kanë një shprehje: Mos bëni Bajram me men! Ende jemi në kohë që në përgjegjësi maksimale të bëjmë një festë të vërtetë.

Unë shpresoj të jem i gabuar gjithë këto muaj. Edhe askush nuk mund të më akuzojë se nuk kam dhënë një kontribut të madh jo vetëm për të shmangur ato ngjarje që ju keni harruar si keni raportuar me maska gazi.

Çfarë mund të bënte Presidenti me dy palë që ndesheshin. Pa pritur, të gjithë u gëzuan. Një palë fitoi 61 bashki, pala tjetër fitoi 85% të shqiptarëve. Të gjithë takohen më 18 tetor të lumtur. Presidentit vetëm shampanja i ka mbetur por po e pret nga ata.

Te fundit


Kthehu lart