Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet që parandaluan gjenocidin në Kosovë - Gazeta Express
string(89) "presidenti-cek-i-kerkon-falje-serbise-per-bombardimet-qe-parandaluan-gjenocidin-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2021 13:25

Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet që parandaluan gjenocidin në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/05/2021 13:25

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman ka kërkuar që serbët ta falin shtetin e tij që mori pjesë në bombardimin e Beogradit më 1999, akt që parandaloi gjenocidin. Këtë deklaratë ai e dha pasi e priti në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Takimi i Zeman dhe Vuçiq u mbajt pas dyerve të mbyllura në Pragë, ndërsa më pas ata iu drejtuan mediave.

Lexo Edhe:

Para takimit, Vuçiq u prit nga presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman në Kalanë e Pragës me nderime ushtarake dhe intonimin e himneve të të dy vendeve, pasuar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në këtë ceremoni, Zeman ia dhuroi Vuçiqit “Urdhrin e Luanit të Bardhë”, ndërsa presidenti i Serbisë ia dha atij “Urdhrin e Republikës së Serbisë në Shirit”.

Pas takimit, Zeman theksoi se ata diskutuan “për miqësinë tradicionale që u zhvillua më 1938 dhe 1968”.

“Në të dy rastet, populli serb na dha mbështetje dhe ne i falënderuam ata. Me këtë rast, unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa një krim. Unë kërkoj nga populli serb të na falë”, tha Zeman në fillim.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, theksoi se ai dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”.

“Ne gjithmonë do ta shohim popullin çek si miqësor dhe tani e tutje si një popull vëllazëror. Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë për bombardimet, ne do të jemi përjetësisht mirënjohës sepse askush nuk e tha kurrë atë”, tha Vuçiq.