Presidentët Pendarovski dhe Pahor në shëtitje nëpër pjesën e vjetër të Ohrit - Gazeta Express
string(76) "presidentet-pendarovski-dhe-pahor-ne-shetitje-neper-pjesen-e-vjeter-te-ohrit"

Presidentët Pendarovski dhe Pahor në shëtitje nëpër pjesën e vjetër të Ohrit

Gazeta Express

26/09/2020 11:56

Dita e dytë e vizitës zyrtare të presidentit slloven Borut Pahor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rezervuar për vizitë në Ohër, ku së bashku me nikoqirin e tij presidentin Stevo Pendarovski janë në vizitë në disa monumente më të rëndësishme kulturoro-historike në qytet.

Pendarovski dhe Pahor shëtitje nëpër pjesën e vjetër të Ohrit e filluan me vizitë në kishën “Shën Mëria” dhe Galerinë e ikonave. Vizita në Ohër përfundoi me vizitë në katedralen “Shën Sofia”.

Lexo Edhe:

Mysafiri i lartë nga Sllovenia së bashku me presidentin Pendarovski pas vizitës u nisën në Kampin për trajnim dhe ujë të Armatës së Maqedonisë së Veriut, ku do të marrin pjesë në stërvitje demonstruese të pjesëtarëve të forcave speciale të Armatës.

Në stërvitje do të demonstrohen veprime që zbatohen në situatë të një krize pengmarrëse në një objekt lundrimi. Në aksionin në të cilin do të angazhohen edhe fluturake të njësitit ajror të Armatës do të prezentohet edhe gatishmëria fizike dhe aftësitë e pjesëtarëve të njësitit elit të Armatës.

Ohri për të dytën ditë me radhë është në regjim të veçantë komunikacioni, janë zbatuar disa aktivitete për sigurimin fizik dhe në komunikacion nëpër rrugët ku do të kalojë delegacioni me presidentin slloven. Akset kryesore të qytetit janë rezervuat për protokollin prej mbrëmë dhe janë zbrazur në tërësi, ndërsa automjetet e parkuara janë larguar nga rrugët.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare dje në Shkup presidenti Borut Pahor është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti Stevo Pendarovski, pas së cilës dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet dhe pres konferencë të përbashkët. Presidenti slloven mbajti fjalim edhe në seancën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa realizoi edhe takime me kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë, Talat Xhaferi dhe Zoran Zaev.